Lajme
Në Gjermani mund të marrësh vizë pune edhe pa e njohur gjuhën?
Tregu gjerman aktualisht është më i synuari në Evropë për punëtorët nga rajoni i Ballkanit por edhe më gjerë.
Ky treg aktualosht kërkon 2 milionë punëtorë në sektorë të ndryshëm derisa ekspertët e punësimit thonë se nevoja në 5 vitet e ardhshme do të vijë vetëm në rritje.
“Ajo që vëmë re, në ndryshim nga vitet e fundit shikojmë që Gjermania po kërkon edhe punonjës të pakualifikuar, me një arsim të thjeshtë. Pra nëse deri dje kërkonin mjekë, infermierë apo pozicione inxhinierike, kjo shifër e madhe lidhet fort tashmë me nevojën për punonjës të thjeshtë si mekanikë të thjeshtë, ekektriçistë të thjeshtë, punonjës transporti, shoferë, punëtorë ndërtimi, fasonerie, fabrike dhe një sërë pozicionesh të tjera, ku nuk kërkohet kualifikim i lartë. Shikojmë se edhe gjuha gjermane nuk po kërkohet më, nuk është më kriter për të marrë vizën e punës. Po shkojmë drejt faktit që një shqiptar mjafton të ketë dëshirë të punojë dhe mund t’i krijohet mundësia për të shkuar në Gjermani, tha Emin Shini, eksperte për punësim, transmeton tch përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












