Bota
Gjermania do të mbyllë termocentralet me thëngjill
Termocentralet me qymyrgur furnizojnë rreth 40% të elektricitetit në Gjermani
Gjermania, një nga konsumatorët më të mëdha të qymyrgurit, do të mbyllë 84 termocentralet e saj që përdorin këtë lëndë gjatë 19 vjetëve të ardhshme, për të përmbushur detyrimin e saj ndërkombëtar në luftën kundër ndryshimit klimaterik, u shpreh një komisioner i qeverisë.
Ky njoftim shënon një ndryshim rrënjësor në shtetin më të madh të Evropës, një komb i cili ka qenë lider në pakësimin e emisioneve të CO2 përpara se të humbte fokusin e saj duke humbur të gjithë objektivat, transmeton Scan.
Termocentralet me qymyrguri furnizojnë rreth 40% të elektricitetit në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një arritje historike”, u shpreh Ronald Pofalla, kryetar i 28 komisioneve qeveritare, në një konferencë shtypi në Berlin.
“Ishte diçka e sigurt dhe ne ia dolëm t’ia arrinim. Nuk do të ketë më termocentrale me lëndë qymyrguri në Gjermani duke filluar nga viti 2038”.
Plani gjithashtu përfshin 45 miliardë dollarë në shpenzime për të minimizuar dëmet ekonomike në rajonet ku përdoret më së shumti kjo lëndë.
Rekomandimet e komisionit pritet që së shpejti të mbështeten nga qeveria e Angela Merkel.
Një profesoreshë e energjisë ekonomike në Berlin u shpreh kështu për këtë vendim të qeverisë: “Është në moment historik për ndryshimin e politikave mjedisore në Gjermani që do ta rikthejë vendin sërish si liderë në luftën e ndryshimit klimaterik. Është gjithashtu edhe një sinjal mjaft serioz për botën se Gjermania e ka seriozisht për luftën kundër ngrohjes globale”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













