Futboll
Në garë për Muriqin, edhe klubi francez
Vedat Muriqi është futbollisti shqiptar më i përfolur në tregun e futbollit evropian.
Pas klubeve angleze dhe atyre italiane, sulmuesin e rrezikshëm kosovar e duan edhe në Francë, klubi Rennes, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League
Paraqitjet mbresëlënëse në kampionatin turk, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës u kanë rënë në sy klubeve evropiane.
26 vjeçari është bërë objektiv i shumë skuadrave të njohura.
Ndërkaq, mediumi turk “NTV Spor” raporton se përfaqësuesit kosovar së fundmi ia ka vënë syrin edhe Rennesi në Francë.
Klubi nga Ligue 1 e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të përforcohet për sezonin e ardhshëm.
Klubi francez mund t’i sigurojë shërbimet e prizrenasit nëse ia paguan Fenerbahçes 20 milionë euro.
Gjithashtu, interesim për Muriqin kanë shfaqur edhe klubet angleze si Tottenham, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.
Ish-futbollistin e Rizesporit e pëlqejnë edhe Lazio e Napoli në Itali.
Muriqi i ka realizuar 15 gola deri tash këtë sezon me ekipin nga Stambolli.
Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023, por sipas të gjitha gjasave do të largohet nga kryeqyteti turk gjatë verës që vjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












