Bota
Në fund të kësaj jave BE nis me tarifa kundër SHBA-së
Vendimet e Presidentit të SHBA-ve, Donad Trump për tarifat mbi importe të çelikut e aluminit kanë bërë që BE të nis aplikim të tarifave për eksportet në SHBA.
Bashkimi Evropian do të nisë aplikimin e tarifave hakmarrëse mbi eksportet në SHBA, nisur nga e premtja, transmeton REL, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit.
Eksporteve në SHBA, të tilla si xhinset, motoçikletat dhe uiskit, do t’iu vihet taksë, tha komisionarja për tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.
Ajo tha se blloku “nuk ka dashur të jetë në këtë pozitë”.
“Vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i SHBA-së për të imponuar tarifa mbi çelikun dhe aluminin nga BE-ja do të thotë që ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër”, tha Malmstrom.
Brukseli hartoi listën e produkteve në mars, kur Trump fillimisht propozoi tarifat 25 për qind mbi importet e çelikut dhe 10 për qind për aluminin, të cilat gjithashtu prekin Kanadanë, Meksikën dhe aleatë të tjerë të SHBA-së, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Trump ka thënë se tarifat janë në interes të sigurisë kombëtare në SHBA.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












