Lajme
Në fjalimin e tij të lamtumirës, Trump i uron suksese Bidenit
Në një prononcim të fundit për mediat amerikane, presidenti i SHBA-së në largim, Donald Trump, do të mirëpresë administratën e re në fjalimin e tij lamtumirës që do të transmetohet sonte vonë.
“Këtë javë ne do të inaugurojmë administratën e re dhe ne lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të prosperuar”, tha Trump në një video-mesazh, pjesë të së cilës u botuan nga Shtëpia e Bardhë dhe që do të transmetohet sonte vonë, raporton AP, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ai tha se të gjithë amerikanët janë të tmerruar nga sulmi në Capitol Hill më 6 janar, ku pati edhe të vdekur.
“Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçka që ushqejmë si amerikanë. Kjo nuk mund të tolerohet kurrë“, tha Trump në pjesën e fjalimit që do të transmetohet një ditë para inaugurimit të demokratit Joseph Biden.
Trump gjithashtu do t’u referohet ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe do të thotë, siç raportohet, se ai është presidenti i parë amerikan që nuk filloi luftëra të reja.
“Tani që jam duke u përgatitur t’i dorëzoj pushtetin administratës së re, nesër në mesditë, dua që ju të dini që agimi ka lindur në Lindjen e Mesme të re dhe se ushtarët tanë po kthehen në shtëpi. Unë jam veçanërisht krenar, sepse unë jam presidenti i parë amerikan në dekadat e fundit që nuk fillova luftëra të reja”, transmeton AP fjalët, të cilat Trump do t’i japë në video-mesazh.
Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara pritet gjithashtu të njoftojë se ai shpreson të mbetet një lojtar i fuqishëm në skenën politike shumë kohë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, raportojnë mediat amerikane.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














