Integrimi
Në fillim të qershorit zgjidhen delegatët e Zvicrës frankofone
Më 5 dhe 6 qershor, në Llozanë dhe Gjenevë do të zgjidhen delegatët për Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës, që do të mbahet më 10 qershor
Në një komunikatë shtypi, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës njofton se në një takim të mbajtur më 27 maj 2012, kanë marrë vendim që të mbajnë dy mbledhje të tjera për të zgjedhur përfaqësuesit shqiptarë të Zvicrës frankofone për Kuvendin e përgjithshëm të Shqiptarëve të Zvicrës, që do të mbahet më 10 qershor në Bernë.
Njëra mbledhje do të mbahet në Lozanë, të martën, më 5 qershor 2012 , në ora 19.30, në restorantin “Cafe de l’Ouest” në Lozanë (Av. De Morges 119);
Ndërsa mbledhja e dytë do të mbahet në Gjenevë, të mërkurën, 6 qershor 2012, në ora 19.30, në lokalet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë. (Rue de la Servette 93, 1202 Genève).
“Në prag të njëqind vjetori të pavarësisë së Shqipërisë dhe përvjetorit të 134-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës do të marrë të gjithë rëndësinë dhe peshën e këtij jubileu.. Vetëdijesimi dhe marrja në dorë e fateve tona përbën detyrën e gjithsecilit prej nesh. Jeni të mirëpritur për të propozuar dhe votuar përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
Me respekt,
Grupi i ngarkuar me organizimin në Zvicrën Frankofone : Albana Krasniqi Malaj, Jeton Kryeziu, Hanspeter von Aarburg, Bashkim Iseni dhe Samedin Asllani
Kontakt:
– Jeton Kryeziu, mail : [email protected], tél.: 079/954.57.87 ; Albana Krasniqi Malaj, [email protected]; Bashkim Iseni, info@albinfo.ch; Samedin Asllani, [email protected].
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













