Kinema
Në DokuFest një film për “shtëpitë e mërgimtarëve në Kosovë”
“Në mes” është filmi i parë debutues i regjisorit Samir Karahoda që do të vijë si premierë kombëtare në këtë edicion të DokuFest-it, përcjell albinfo.ch.
Me pak fjalë, filmi trajton dukurinë se si vëllëzërit dhe bijtë që jetojnë jashtë Kosovës, ndërtojnë shtëpi identike për të shprehur barazinë dhe unitetin në familje.
Filmi po ashtu nxjerrë në dritë çështje që lidhen me traditat në Kosovë, siç janë familjet e përbashkëta, migrimi dhe qëndrimet tradicionale.
“Në mes” do të shfaqet më 9 gusht te Lumbardhi, duke filluar nga ora 20:00. Ekipi dhe disa nga protagonistët e filmit do të jenë pjesëmarrës gjatë shfaqjes së filmit, e pastaj do të pasojë një diskutim me regjisorin e filmit Samir Karahoda dhe producentin Eroll Bilibani.
Së shpejti, albinfo.ch do iu sjellë një intervistë me regjisorin dhe detaje rreth temës që trajton filmi.
Rikujtojmë se muaj më parë, në Berlinale është shfaqur premiera botërore e këtij filmi.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











