Lajme
Në detin Adriatik kapet gomonia me 760 kilogramë drogë
Në operacionin e përbashkët, Shqipëri-Itali, u bë e mundur kapja e një gomoneje me rreth 760 kg kanabis të paketuar në bord
Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Guardia di Financa të Italisë, kanë ndaluar një gomone në detin Adriatik me 760 kilogramë drogë. Sipas njoftime nga policia shqiptare, në këtë operacion janë arrestuar një qytetar i Shqipërisë nga rajoni i Vlorës (29 vjeç) dhe një italian, që po e bartnin drogën për në BE.
“Pas sinjalizimit nga Policia e Shtetit nëpërmjet zyrës Interforce dhe Nuklit detar në Durrës, reparteve operative të Guardia Di Financës në Bari dhe Leçe iu deshën rreth 3 orë për ta lokalizuar mjetin lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike dhe për ta kapur atë, 10 milje afër lokalitetit Sant Andreas në Leçe”, thuhet në njoftim transmeton TCH.
Mjeti lundrues ishte rreth 8 metra i gjatë e i pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim. Po vijojnë procedurat për zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Ndërkohë, sot gjatë ditës, policia greke sekuestroi mbi 100 kilogramë kanabis në lokalitetin Kalpaq, 20 kilometra nga kufiri shqiptar. Sipas autoriteteve greke, në pranga janë vënë 5 persona, 3 prej të cilëve grekë dhe dy shtetas shqiptarë, një femër 21 dhe një mashkull 26 vjeç.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











