Shkurt.ch
Në Cyrih rrahje në mes të tifozëve shqiptarë e serbë, lëndohet një polic!
Në fund policia u detyrua të përdorte edhe plumba gome dhe gaz lotsjellës për t`i qetësuar kampet “ndërluftuese"
Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundoi me humbje të shqiptarëve por me një përshtypje të mirë që la sjellja e tyre pa eksese, e cila në fund u mor si ngushëllim për humbjen. Por, kështu nuk ishte edhe në Cyrih! 2000 kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u ballafaquan me grupin tjetër kundërshtar, të tifozëve serbë. Ky ballafaqim përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një person (një polic) u lëndua.
Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Cyrihut . Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për medie të lëshuar të premten. Madje edhe gjatë ndeshjes kanë ndodhur provokime para lokaleve ku bëhej transmetimi.
Provokimet dhe konfliktet në mes të tifozëve kulmuan pas përfundimit të ndeshjes kështu që u desh ndërhyrja e fuqishme e policisë së qytetit të Cyrihut, shkruan 20minuten.ch dhe transmeton albinfo.ch. Madje kur policia provonte t`i ndante rivalët nga njëri tjetri, ata në disa raste treguan agresivitet edhe ndaj policisë. Disa prej tyre, me fytyra të maskuara kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të policëve. Në fund policia u detyrua të përdorte edhe plumba gome dhe gaz lotsjellës për t`i qetësuar kampet “ndërluftuese”.
Por pas një qetësimi të shkurtër situata eskaloi sërish , duke u bartur në rrugë tjera të afërme. Atje, një pjesë e tifozëve huliganë goditën me shqelma veturat e parkuara që ishin të stolisura me flamuj kombëtarë të skuadrës kundërshtare. Vetëm rreth orës 12.30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë, përcjell albinfo.ch. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në mënyrë ambulatore në spital.
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët