Lajme
Në Cyrih protestohet kundër “Gënjeshtrës së koronës”
Mbrapa aktivitetit qëndorn Forumi i Qytetarëve Zviceranë, themeluar nga ish-këshilltari i SVP-së në Asamblenë e Cyrihut, Daniel Regli
Rreth 500 persona janë mbledhur në Cyrih pasditen e të shtunës, që nga ora 13 e 30 për të protestuar kundër asaj siç e quajnë ata “gënjeshtër e Koronës” dhe masave mbrojtëse të Koronës.
Pasi që shtë protesta ende po vazhdon, është e hapur nëse ata do të kryejnë edhe marshimin e tyre demonstrues, të planifikuar në Platzspitz, afër Stacionit kryesor të trenit në Cyrih, shkruan sda.ch.
Organizatorët në të vërtetë kishin bërë thirrje për një demonstratë nga Turbinenplatz në Rrethin 5 deri në Platzspitz, transmeton albinfo.ch. Por, policia e qytetit u ka lejuar atyre vetëm protestim duke qëndruar në këmbë në Turbinenplatz, pa marshimin e përmendur për në Platzspitz.
Policia e qytetit ishte në vend të ngjarjes, me një kontigjent të madh dhe me të ashtuquajturat “skuadra dialogu”, që kërkonin bashkëbisedim me demonstruesit.
Aktori i humorit Marco Rima dhe satiristi Andreas Thiel ishin “mysafirët yje” në këtë demonstratë.
Duke qenë se protestuesit nuk po e respektojnë distancën dhe shumica e tyre nuk kanë maska, policia ka kërcënuar të ndërhyjë për të shpërndarë protestën.
Mbrapa aktivitetit qëndorn Forumi i Qytetarëve Zviceranë, themeluar nga ish-këshilltari i SVP-së në Asamblenë e Cyrihut, Daniel Regli, përcjell albinfoi.ch. I njohur si besimtar i krishterë, Regli qëndron gjithashtu prapa demonstratës kundër abortit “Marshi për jetën”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














