Lajme
Në Cyrih, informim telefonik për vaksinën e tretë, edhe në gjuhën shqipe
Numrat e telefonit dhe oraret e funksionimit të linjës së vaksinimit, në shqip dhe disa gjuhë tjera, mund të gjenden në faqen e internetit të Kantonit të Cyrihut
Linja telefonike e vaksinimit në dhjetë gjuhë, në Kantonin e Cyrihut tani është në dispozicion edhe për pyetje rreth vaksinimeve përforcuese.
Kështu, siç bën të ditur faqja e internetit e këtij kantoni, për pyetje në lidhje me vaksinimin përforcues, linja telefonike e vaksinimit është e disponueshme në numrin e telefonit: 0848 33 66 11 çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në 23:00 (gjermanisht, anglisht, frëngjisht).
Për të shmangur kohën e pritjes, departamenti i shëndetësisë rekomandon thirrjen e linjës telefonike nga ora 18:00 gjatë javës ose në fundjavë.
Ndërsa numrat e telefonit dhe oraret e funksionimit të linjës së vaksinimit në shqip, italisht, portugalisht, serbisht, kroatisht, boshnjakisht dhe spanjisht mund të gjenden në faqen e internetit të Kantonit të Cyrihut: https://www.zh.ch/de/gesundheit/coronavirus/coronavirus-impfung.html#-604175924
albinfo.ch ju njofton se gjuhën shqipe mund të informoheni në këtë numër telefoni: +41 44 244 54 41
Informimi në gjuhën shqipe mund të bëhet në këto orare:
E hënë, nga ora: 08.00–11.00 dhe nga 17.00–20.00
E martë: Nga ora 17.00–20.00
E mërkurë: Nga ora 08.00–11.00 dhe nga 17.00–20.00
E enjte: Nga ora 17.00–20.00
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












