Lajme
Në Cyrih, 4 autobusë “dalin në terren” për të vaksinuar popullatën
95 për qind e pacientëve me koronavirus të rëndë që trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv të Kantonit të Cyrihut janë të pavaksinuar
Për të rritur normat e vaksinimit, në kantonin e Cyrihut së shpejti do të përdoren autobusët e vaksinimit. Kjo bëhet për të parandaluar mbingarkesën e sistemit shëndetësor.
95 për qind e pacientëve me koronavirus të rëndë që trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv të Cyrihut janë të pavaksinuar.
“Këto shifra demonstrojnë qartë efektivitetin e lartë të vaksinimit dhe rrezikun e virusit për njerëzit që nuk janë tëvaksinuar,” thotë drejtoresha e Shëndetit për Kantonin e Cyrihut, Natalie Rickli, shkruan sda.ch.
Katër autobusë vaksinimi nga mesi i gushtit
Nga mesi i gushtit, katër autobusë vaksinimi do të qarkullojnë nëpër kanton, të cilët do t`ia afrojnë vaksinim më pranë popullatës, transmeton albinfo.ch. Komunat, si dhe universitetet, shkollat e mesme dhe ato profesionale mund të porosisin automjete vaksinimi për ngjarje të veçanta.
Kantoni , nga ana e tij ofron staf, materiale dhe vaksina falas. Nëse ka kërkesë të mjaftueshme, oferta do të shtrihet edhe në klube dhe kompani.
Automjetet do të jenë në përdorim për herë të parë të shtunën, më 21 gusht në komunën Gossau.
Personat e pavaksinuar që kthehen nga pushimet, duhet të testohen
Sipas njoftimit, interesi i institucioneve arsimore për vaksinim në vend është i madh, përcjell albinfo.ch. Universiteti i Cyrihut, Universiteti i Edukimit dhe ai i Arteve, po në Cyrih, si dhe katër shkolla profesionale dhe gjashtë shkolla të mesme do t’u ofrojnë punonjësve të tyre dhe studentëve ose nxënësve mundësi vaksinimi.
Për më tepër, të kthyerve nga pushimet të cilët as nuk janë shëruar dhe as vaksinuar, u kërkohet të testohen menjëherë pasi të kthehen në shtëpi. Rreth gjysma e njerëzve që aktualisht kanë rezultuar pozitiv supozohet të jenë infektuar jashtë vendit.
Në Cyrih janë vaksinuar së paku njëherë 70 % e të rriturve ndërsa në Bernë, 60%
Deri më tani, rreth 70 për qind e popullsisë së rritur në Cyrih është vaksinuar të paktën një herë, kanë thënë autoritetet e kantonit të enjten.
Kantoni i Bernës gjithashtu të enjten ka bërë një azhurnim të vaksinimit. Sipas kësaj, 62 për qind e popullsisë të moshës dymbëdhjetë vjeç e lart janë vaksinuar të paktën një herë
Qendra e parë e vaksinimit në kanton do të pushojë funksionimin këtë javë, përcjell albinfo.ch. Për këtë qëllim, po krijohen kapacitete të reja dhe një “rrjet i dendur vaksinimi” në spitalet rajonale.
Më tutje, kamioni i vaksinimit do të niset përsëri në turne, duke filluar nga e premtja.
Vaksinimet janë gjithashtu të mundshme në barnatore dhe tek mjekët e familjes. Të gjithë personat e moshës mbi dymbëdhjetë vjeçare në kantonin e Bernës pranohen të vaksinohen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










