Kosova
Në çka po investojnë më shumë mërgimtarët në Kosovë?
Mërgimtarët janë fokusuar në blerje të patundshmërive në Kosovë.
Vetëm në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar janë shpenzuar 265 milionë euro investime të huaja direkte në këtë sektor.
Blerja e banesave, shtëpive e tokave përbën 68 për qind nga gjithsej 389 milionë eurove të investimeve nga jashtë. Kurse 87 milionë euro janë investuar në shërbime financiare.
Investimi i huaj në patundshmëri është rritur për 106 për qind nga viti paraprak. Sipas Petrit Kastratit nga një agjencion patundshmërie, në rritjen e këtij trendi ndikoi periudha e post-izolimit pandemik.
Ai thotë për Klan Kosova se gjatë 2020-ës shumë mërgimtarë nuk patën mundësi të vinin në Kosovë dhe kjo ka ndikuar që kërkesa të rritet një vit më vonë.
Për profesoreshën Kosovare Ukshini, ky lloj investimi nuk sjell fort fryte në ekonominë e vendit, pasi e rrit numrin e punëtorëve, por nuk ndikon në vlerën e shtuar, për të cilën më së shumti ka nevojë Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Sipas saj, investimet e huaja direkte duhet të orientohen në turizëm, industri e sektorë të tjerë të rëndësishëm.
Përveç shtimit të shitblerjeve, patundshmëria ka shënuar edhe rritje të çmimeve kohëve të fundit, si pasojë e pandemisë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










