Shkurt.ch
Në cilat vende punojnë më shumë se 40 orë në javë?
Gati 70% e meshkujve dhe 61% e femrave në Shqipëri punojnë më shumë se 40 orë në javë.
Një punëtor në Shqipëri mesatarisht ka punuar 42.9 orë në javë, në vitin 2016, sipas INSTAT, gati 7 orë në javë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian, që llogaritet në 36.1 orë, sipas statistikave zyrtare të BE-së, shkruan “Monitor”.
Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndërsa ata evropianë kanë pasur sjellje të kundërt, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, mesatarja e Bashkimit Evropian tregon se orët e punës në javë janë ulur nga 38.6 orë më 2005, në 37.6 orë më 2010 dhe 36.1 orë në vitin 2015.
Në Evropë, shteti që ka orët më të gjata të punës është Turqia, me gati 50 orë në javë për meshkuj. Edhe vendet e Ballkanit nuk mbeten pas. Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Shqipëria raportojnë të gjitha më shumë se 40 orë pune në javë.
Por këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të ulët, pasi vijojnë të kenë të ardhura shumë poshtë mesatares së Bashkimit Evropian. P.sh., Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria renditen të fundit në Evropë për sa u përket të ardhurave mesatare për kokë banori.
Prodhimi i Brendshëm Bruto për kokë banori i Shqipërisë është sa 30% e mesatares së BE-së, e parafundit në Evropë, para Bosnjës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










