Kosova
Në cilat komuna dolën të parat partitë politike
KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit

Gjatë ditës së djeshme KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë renditjen e subjekteve politike, sipas numrit të komunave në të cilat ato janë renditur të parat në këto zgjedhje.
Sipas rezultateteve LVV-ja ka dalë e para në dhjetë komuna, LDK-ja ka dalë e para në tetë, Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna, PDK-ja në tri, koalicioni NISMA-AKR-PD e para në vetëm një komunë, LS-ja në dhjetë komunat me shumicë serbe, KDTP-ja ka dalë e para në vetëm një komunë, shkruan Indeksonline.
– LVV-ja ka dalë e para në 10 komuna: Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri dhe Hani i Elezit.
– LDK-ja ka dalë e para në tetë komuna: Dragash, Istog, Fushë-Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.
– Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna: Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik.
– PDK-ja ka dalë e para në tri komuna: Drenas, Skenderaj dhe Shtime.
– Koalicioni NISMA-AKR-PD ka dalë e para në vetëm një komunë: Malishevë.
Në kuadër të komunave ku shumicë janë komunitetet pakicë:
– LS-ja ka dalë e para në dhjetë komunat me shumicë serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin- Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
– KDTP-ja ka dalë e para në vetëm një komunë: Mamushë, ka shkruar Cakolli percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Monika Ibishaj: Me pasion drejt majave të futbollit profesionist “Nuk ishte gjithmonë e lehtë. Duhej të provoja vazhdimisht se isha po aq e aftë, e...
-
Jehon kënga shqipe në Berlin
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”
-
Gjermani: Zbulohet pllaka përkujtimore e qeverisë së Kosovës në ekzil
-
Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, shfaqet dokumentari “Kthimi në Kosovë” në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën Shpenzimet shëndetësore në Austri ka të ngjarë të rriten shumë mbi mesataren në vitin 2024, sipas...
-
Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”
-
Masakra në Austri: Sulmuesi kishte planifikuar me imtësi sulmin në shkollë
-
Vjena do të rrisë çmimin e biletës vjetore të transportit, por për sa?