CH-Ballkani
Në Bernë mbahet konferenca vjetore e EKM/CFM
Konferenca Vjetore e Komisionit federal të migrimit CFM, që do të mbahet më 8 nëntor 2018, në Kursaal të Bernës, do të fokusohet gjithashtu në temën “Rimendojeni shtetin”. Kësaj here do të theksohen çështjet e pjesëmarrjes, të drejtave politike dhe të qytetarisë. Për shembull: Çfarë nënkupton kombësia në një shoqëri shumë të lëvizshme, në të cilën gjithnjë e më shumë qytetarë kanë më shumë se një pasaportë, transmeton Albinfo.ch.
Mendimi dikotomik – këtu Zvicra, atje të huaj – a ka ende ndonjë kuptim kur rreth një e katërta e zviceranëve kanë shtetësi të dyfishtë? Cila lloj pjesëmarrje është e hapur për ata që jetojnë në Zvicër, por nuk kanë një pasaportë të kuqe me kryq të bardhë?
Pjesa e parë e kësaj konference do të përqëndrohet në çështjet e “përkatësisë”. Matteo Gianni nga Universiteti i Gjenevës do të shohë se kush mund të konsiderohet pjesë e shoqërisë sonë dhe çfarë do të thotë të jesh qytetar në Zvicër.
Joachim Blatter nga Universiteti i Lucernit do ta shtjellojë thellësisht subjektin e shtetësisë së dyfishtë me mundësitë dhe rreziqet e saj, dhe Stephanie Leu, anëtare e Këshillit të zviceranëve jashtë vendit, do të ballafaqohet me temë nga perspektiva e zviceranëve që jetojnë jashtë vendit.
Pjesa e dytë e ditës do t’i kushtohet “pjesëmarrjes dhe bashkvendimit”. Rreth një e katërta e banorëve të Zvicrës punojnë dhe paguajnë tatime, por të drejtat e tyre politike janë të kufizuara, informon Albinfo.ch. Cilat janë rrugët që duhen ndjekur për të korrigjuar këtë margjinë në aspektin e demokracisë?
Teoricienët dhe personat në terren si Anna Goppel nga Universiteti i Bernës, Bernard Macret nga qyteti Grenoble, Fabian Schnell nga Avenir Suisse dhe Mithra Akhbari nga Institui Nouvelle Suisse, do të diskutojnë se si të vendoset që të jetë e mundur, përmirësimi i pjesëmarrjen politike për të gjithë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










