Lajme
Në Belgjikë, s`ka azil për kosovarët
Kosova është në listën belge të vendeve të sigurta, që do të thotë se shanset janë shumë të ulëta për marrjen e azilit, deklaroi Theo Francken, sekretar për migrim në shtetin belg
Për shtetin e Belgjikës, Kosova është vend i sigurt prandaj shancat për të marrë azilin janë shumë të vogla, ose nuk ekzistojnë fare. Kështu ka deklaruar sekretari i Shtetit për Azil dhe Migracion I Qeverisë së Belgjikës, Theo Francken pas një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
Në takim u diskutua veçanërisht rreth problematikës së azilkërkuesve dhe migrimit të paligjshëm. Ndërsa u tha se për kosovarët, Kosova është streha më e mirë.
“Kosova është në listën belge të vendeve të sigurta, që do të thotë se shanset janë shumë të ulëta se kërkesat për azil do të miratohen”, deklaroi Theo Francken.
Ai tha se Kosova dhe Belgjika kanë bashkëpunim të shkëlqyem, për kthimin dhe ripranimin e qëndruesve të parregullt nga Kosova.
“Megjithatë, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje faktorëve nxitës për njerëzit që dalin nga Kosova. Ne shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës për të bërë të vetëdijesuar publikun për rreziqet e pretendimeve të rreme të azilit”, deklaroi përfaqësuesi belg.
Ministri Çollaku dhe sekretari Francken biseduan për procesin integrues evropian me fokus në liberalizimin e vizave dhe çështje të ndërlidhura me këtë proces.
“Sa i përket çështjes së migrimit ilegal, është me rëndësi të theksohet se për Belgjikën, Kosova është në listën e vendeve të sigurta, gjë që nënkupton se nuk ofron strehim për azilkërkues. Një gjë është e sigurt se streha më e mirë dhe më e sigurt për kosovarët është Republika e Kosovës”, deklaroi Çollaku.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










