Kosova
Athinë: Diskutime intensive për njohjen e Kosovës
Mundësia e njohjes së entitetit shtetëror të Kosovës tani po diskutohet intensivisht për një numër arsyesh, por më e rëndësishmja është zgjerimi në rritje – dhe i papenguar – i ndikimit turk në Serbi
Përmirësimi i marrëdhënieve në mes të Greqisë dhe Kosovës dhe njohja e Kosovës nga shteti helen, po diskutohen me intensitet në Athinë.
Kështu shkruan e përditshmja greke Kathimerini, gazetë e afërt me qeverinë.
Kjo po ndodh në vazhdën e iniciativave të përshpejtimit të promovimit të interesit politik të Greqisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan gazeta.
Muajt e ardhshëm, sipas artikullit të Kathimerini-t, është planifikuar të pasqyrohet një seri iniciativash që synojnë të thellojnë marrëdhënie më të gjera strategjike, por edhe të kultivohen të reja.
Një nga këto iniciativa është thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me faktorin shqiptar dhe veçanërisht me Kosovën.
Gazeta përmend edhe zyrtarizimin e Zyrës së Çështjeve Tregtare dhe Ekonomike në mes të Prishtinës dhe Athinës.
Prandaj, thuhet në artikullin e gazetarit Vassilis Nedos, se mundësia e njohjes së entitetit shtetëror të Kosovës tani po diskutohet intensivisht për një numër arsyesh, por më e rëndësishmja është zgjerimi në rritje – dhe i papenguar – i ndikimit turk në Serbi.
“Deri më tani, ky debat është përplasur vazhdimisht me kundërshtimet e Beogradit dhe nevojën për të mbështetur atë që shpesh paraqitet si një marrëdhënie e ngushtë tradicionalisht midis Greqisë dhe Serbisë. Për Greqinë, marrëdhënia me Serbinë mbetet shumë e rëndësishme, ndërsa Athina mbështet gjithashtu vendosmërisht procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”.
“Një nga konstantet kryesore të marrëdhënies midis Greqisë dhe Serbisë ka qenë gjithmonë përpjekja për të minuar ndikimin turk në Ballkanin Perëndimor. Shumë në Athinë vërejnë se pavarësisht nga fakti se zgjerimi i ndikimit turk në rajon është një operacion hap pas hapi, Beogradi nuk duket se po bën shumë për ta ndaluar atë”.
“Nuk është vetëm depërtimi i Turqisë në rajonin historik të Sanxhakut, kryesisht të banuar nga myslimanë boshnjakë. Sipas informacionit, fondet turke janë investuar në sektorin financiar-bankar të Serbisë, në mediat shtetërore, me qeverinë e vendit që nuk shqetësohet për këtë forcim të marrëdhënieve, por e favorizojnë atë”.
Prandaj, Greqia aspektet e njohjes së mundshme të Kosovës po i konsideron me shumë kujdes.
Greqia megjithatë ka një problem të brendshëm për ta njohur Kosovën – Qipron. Por, gazeta argumenton se tashmë është kuptuar edhe nga autoritetet greke se rastet janë krejtësisht të ndryshme.
Derisa një argument tjetër që vendoset si shumë i rëndësishëm i njohëse së Kosovës nga Greqia, është renditja e Greqisë në linjë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, të cilat gjithashtu synojnë t’i kundërvihen ndikimit rus.
Njohja e Kosovës nga Greqia ishte temë edhe në takimin e katër qershorit në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, kur ky i fundit ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.
“Kurti përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhej në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit”.
Ngjashëm si Kurti, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i kishin kërkuar diplomatit grek njohjen e Kosovës nga Greqia.
Ndërsa diplomati grek kishte pohuar në Prishtinë se “Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën evropiane dhe euro-atlantike”.
Dendias kishte shprehur gjithashtu vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit grek për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me Kosovën dhe për investime të reja.
Madje Dendias, “duke pasur parasysh historinë dhe gjeografinë e përbashkët të rajonit”, kishte deklaruar se “Greqia është shumë e interesuar të rrisë bashkëpunimin kulturor me Kosovën”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









