Kosova
Në anën e Thaçit janë shtatë gjyqtarë të Kushtetutes

Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë dekretin për mandatarin presidentit Hashim Thaçi, por do t’i hapë rrugë planit të tij për ta bërë një qeveri të re, pjesë e së cilës nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik që i ka fituar zgjedhjet. Shtatë gjyqtarë të Kushtetueses janë mobilizuar për të gjetur arsyetime mbështetëse për këtë.
Një burim në Kushtetuese i ka thënë “Kohës Ditore” të enjten se dekreti me të cilin kreu i shtetit e ka caktuar për mandatar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike do të shpallet antikushtetues, meqë ai është nxjerrë pa përgjigjen definitive të LVV-së për kandidatin për kryeministër, përcjell albinfo.ch.
Por, Aktgjykimi do të thotë shprehimisht se jodomosdo pas mocionit kundër Qeverisë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Po kështu, do të parashohë edhe mundësinë e bërjes së një qeverie, pa partinë fituese të zgjedhjeve.
Sipas këtij burimi, Kushtetuesja do të “caktojë” një afat 15-ditësh, brenda të cilit partia që presidenti i drejtohet me kërkesën për ta dhënë mandatarin, duhet ta propozojë emrin e kandidatit për kryeministër ose duhet shprehimisht të heqë dorë nga kjo e drejtë.
“Janë shtatë gjyqtarë që po punojnë për të gjetur arsyetime mbështetëse për këtë. Një është kundër, ndërsa një nga nëntë gjyqtarët aktualisht nuk është i përfshirë në lëndë dhe nuk besoj që do të votojë, shkaku se është me probleme shëndetësore dhe ndodhet në trajtim mjekësor”, ka thënë ky burim.
Pas mocionit kundër Qeverisë së drejtuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, presidenti Thaçi është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, për t’i dhënë zgjidhje situatës. Ndryshe nga dy mocionet e mëhershme, pas së cilave qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit, pas këtij kundër Qeverisë Kurti, kreu i shtetit ka thënë se duhet evituar zgjedhjet. Prandaj, konform këtij neni që i referohet situatës së paszgjedhjeve, presidenti i ka kërkuar kreut të LVV-së një mandatar të ri për kryeministër.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh