Shkurt.ch
Në alpet zvicerane, bora deri 1 metër
Reshjet e dëborës nuk janë ndaluar të enjten në Zvicër, sidomos në alpe, ku ka rënë më shumë.
Disa vendpushime në Francë, Itali dhe Zvicër kanë raportuar se bora ka rënë deri në 110 cm gjatë 48 orëve të fundit, kurse disa të tjera deri në 1 metër në 24 orët e fundit, përcjell albinfo.ch.
Rajoni Monterosa i Italisë, Auron i Francës dhe Bellwald i Zvicrës kanë raportuar se ka rënë dëborë deri në 1 metër.
Si rezultat i reshjeve dhe rrezikut të ortekëve për skiatorët, disa vendpushime janë të mbyllura ose vetëm pjesërisht të hapura për momentin.
Gressoney në rajonin e Monterosës së bashku me La Grave në Francë, e cila raportoi 70 cm të dëborës, janë mes zonave të mbyllura aktualisht.
Engelberg në Zvicër ka raportuar se ka rënë borë deri në 40 cm, derisa gjithashtu edhe temperaturat kanë rënë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në Laax, Zvicër, dëbora nuk ka rënë dhe pritet të shkojë deri në 110 cm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












