Uncategorized
Ndryshon rezultati në Istog, tash prin Haki Rugova i LDK-së
Nuk kanë kaluar as 12 orë nga shpallja e rezultateve preliminare, të cilat e nxirrnin kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj, fitues të zgjedhjeve në Istog me 52 vota më shumë dhe tash ka ndryshuar zyrtarisht rezultati, transmeton albinfo.ch.
Kandidati i LDK-së, njëherësh kryetari aktual i Istogut, Haki Rugova, është duke udhëhequr në garën për kryetar me 75 vota më shumë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur për KTV-në se nga rezultatet e verifikuara të rivotimit në Istog,
Rugova prin me 75 vota më shumë sesa kandidati i AAK-së, Dreshaj, por nuk janë dhënë sqarime nëse ka pasur gabim në hyrje të të dhënave.
Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë se numërimi i votave me kusht, atyre të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë do të nisë pasditen e sotme, ndërsa njoftoi se janë gjithsej 415 vota me kusht, 68 vota të personave me nevoja të veçanta dhe 28 vota me postë.
Numërimi i votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve për kryetar të Istogut.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









