Lajme
Ndryshohet dizajni i Google, përcjell mesazh për vendosjen e maskës
Google ditët e fundit ka bërë një ndryshim në dizajnin e saj dhe me siguri edhe ju e keni vënë re një “Google Doodle” për të theksuar rëndësinë e vënies së maskës, përcjell albinfo.ch.
Faqja gjigantit të kërkimit po shfaq një ‘doodle’, ku çdo shkronjë bën pjesën e saj, duke ndjekur udhëzimet e Centers for Disease Control and Prevention (CDC). Në këtë “doodle”, shkronjat e Google mbajnë maska me ngjyra. Pastaj, befas, u dalin këmbët dhe largohen njëra nga tjetra për të treguar përpjekjen e tyre për të respektuar distancimin social.
Shkronja “e” dërgon një zemër emoji në ajër, në përputhje me udhëzimet e CDC, si një akt dashurie ndaj shkronjave-miq të tjerë. Duke klikuar tek animacioni, ju shkoni te faqja për parandalimin e COVID-19 të Google, ku mund të gjeni këshillat e fundit për t’u mbrojtur. Google përdor edhe platforma të tjera për të shpërndarë këtë mesazh, mes të cilave YouTube dhe Google Maps.
Ndër të tjera një PSA (Public Service Announcement – mesazh me interes publik) në YouTube u kujton njerëzve që vënia e maskave është një mënyrë e thjeshtë që mund të reduktojë përhapjen e COVID-19 deri në 80 për qind të rasteve. Mesazhi i saj është: Bëje për ata. Bëje për vete. Bëje për të gjithë ne. (“Do it for them. Do it for you. Do it for all of us.”)
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














