Shkurt.ch
Ndizet për të 7-ën herë e njëjta shtëpi
Zjarri në këtë ndërtesë ka shpërthyer edhe në muajin shkurt, pastaj më 2 gusht, më 17, më 20 e më 31 tetor dhe më 17 nëntor
Në Cyrih, në rrugën Hardstrasse, nr. 96 është një shtëpi “ters”. Pasditen e të dielës aty ka shpërthyer një zjarr, që, për fat, ka kaluar pa pasoja. Por, e çuditshmja në këtë rast është se me zjarrin e djeshëm, po bëhen shtatë herë brenda 9 muajve që kjo shtëpi përfshihet nga flakët!
Një zjarr kishte shpërthyer vetëm 24 orë më parë. Ndërsa para dy javësh ka qenë rasti i para-parafundit. Dhe, atëherë ishte marrë në arrest një person i dyshuar për zjarrvënie të qëllimtë.
Zjarri në këtë ndërtesë ka shpërthyer edhe në muajin shkurt, pastaj më 2 gusht, më 17 dhe më 20 tetor.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 14.30. Kur erdhën policët dhe zjarrfikësit, banorët e ndërtesës tashmë kishin dalë jashtë, ka njoftuar policia e qytetit, e cila ka siguruar gjurmët dhe po i kryen hetimet.
Duke pasur parasysh përsëritjen për të shtatën herë brenda një periudhe të shkurtë të shpërthimit të zjarrit në këtë ndërtesë, policia nuk e përjashton që fjala të jetë për zjarrvënie me qëllim.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














