Kosova
Ndihmuan të rinjtë që u aksidentuan, Italia u jep nënshtetësi kosovarëve
Shembull të një qytetarie model
Pesë emigrantë kosovarë Laurat Hoti, Florim Bytyçi, Burim Kuçi, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyçi, që prej disa vitesh jetojnë e punojnë në Itali janë vlerësuar me “Nënshtetësinë e nderit italiane” për gjestin e tyre heroik në shpëtimin e pesë të rinjve, të cilët pas një aksidenti rrugor ishin rrëzuar në një kanal me ujë së bashku me makinën.
Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të qytetit të Jesolo.
Në natën e 14 korrikut, 5 emigrantët kosovarë të gjithë me profesionin muratorë, ishin të parët që u gjendën në vendin e aksidentit e pa u hezituar u zhytën në ujë për të shpëtuar të rinjtë italianë.
Mundën të nxjerrin gjallë prej ujit vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare kishin mbetur viktimë.
Pesë emigrantët kosovarë nxorën trupat nga uji e bënë ç’është e mundur t’u japin ndihmën e parë të rinjve të aksidentuar duke lajmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore.
Pas gjestit të tyre, pa të cilin Giorgia sot nuk do të kishte jetuar, kosovarët u larguan në heshtje pa pretenduar as falënderime e nderime.
Ishte familja e Giorgias dhe kryetarja e Bashkisë së Musile, të cilët kontaktuan emigrantët kosovarë, e në dakortësi dhe me kryetarët e bashkisë së komunave përreth, vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “Nënshtetësia e nderit italiane”, si shembull të një qytetarie model.
Pak ditë më parë u zhvillua ceremonia e varrimit e 4 të rinjve që mbetën viktimë e këtij aksidenti tragjik./oranews
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












