CH-Ballkani
Ndihma zvicerane në ujëra, 100 milionë euro
Shteti i Zvicrës, nga viti 1999 deri më 2016 ka investuar 70 milionë euro në zonat rurale dhe zonat urbane në Kosovës. Ndërsa deri në vitin 2020 planifikon t’i investojë edhe 30 milionë të tjera
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet projekteve te saja në Kosovë, ka investuar rreth 70 milionë euro në sektorin e ujërave, ndërsa edhe tri vitet e ardhshme planifikon t’i investojë edhe 30 milionë të tjera. Kështu ka deklaruar Ardiana Efendija-Zhuri nga Ambasada zvicerane në Prishtinë.
Ajo tha se shteti i Zvicrës, nga viti 1999 deri më 2016 ka investuar 70 milionë euro në zonat rurale dhe zonat urbane. Investimet fillestare janë bërë në Anamoravë e pastaj në tërë territorin e Kosovës, projekte që kanë pasur të bëjnë me zgjerimin e rrjetit të ujit të pijshëm, deklaroi ajo.
“Deri në fund të vitit 2020 do të investohen edhe mbi 30 milionë euro. Duhet të kuptohet se këto ishin grante e jo kredi, pra në total 100 milionë euro investime nga shteti zviceran”, ka thënë Efendija-Zhuri në emisionin “Puls”, transmeton express.
Ndryshe, shumica e fshatrave nga rajoni i Anamoravës: Vitia, Gjilani, Kamenica por edhe Ferizaj, ka përfituar nga qeveria e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










