Kosova
Ndeshja Kosovë-Zvicër do të jetë ‘festë futbolli’
Ekipi i Kombëtares së Kosovës sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër ku e ret në miqësore kombëtarja zvicerane.
Futbollistët kosovarë janë shprehur të entuziazmuar lidhur me këtë duel duke thënë se kjo do të jetë festë futbolli për ta, përcjell Albinfo.ch.
“Paraqitja kundër Burkina Fasos ka qenë shumë e mirë. Futbollistët janë në formë dhe secili prej nesh ka dëshirë e përkushtim për t’i treguar vlerat e veta para trajnerit të ri. Tash kundër Zvicrës na pret një ndeshje shumë e fortë, ku do të ketë shumë shqiptarë në stadium dhe pa dyshim do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Kjo ndeshje do të jetë një festë futbolli. Ne do ta japim maksiumin dhe udhëtojmë për ta fituar ndeshjen. Jemi disa lojtarë që jemi rritur në Zvicër dhe për mua është një ndeshje speciale dhe dua të fitojmë për t’i treguar çfarë potenciali ka Kosova dhe çfarë ekipi jemi. Për Dardanët presim të na mbështesim edhe kundër Zvicrës, ashtu sikurse ndaj Burkina Fasos dhe t’i gëzojmë me lojë të mirë“, tha mbrojtësi i kombëtares, Betim Fazliji.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












