Shkurt.ch
Ndërtohet katedralja prej kartoni
Nga tërmeti i vitit 2011, katedralja anglikane e qytetit, e vjetër 130 vjet kishte pësuar dëmtime të rënda kështu që ishte bërë e papërdorshme
Në qendrën e qytetit të dytë më të madh të Zelandës së Re, Christchurch, është duke u ndërtuar një kishë, me material që kryesisht përbëhet nga gypa prej kartoni. Kisha do të ketë vend për 700 besimtarë dhe ka një “afat qëndrueshmërie” prej 50 vitesh.
Nga tërmeti i vitit 2011, katedralja anglikane e qytetit, e vjetër 130 vjet kishte pësuar dëmtime të rënda kështu që ishte bërë e papërdorshme.
Kostoja për ngritjen e katedrales prej kartoni llogaritet në rreth 3 milionë euro.
Projektin e saj e ka bërë arkitekti japonez Shigeru Ban, i njohur për ndërtimet me materiale të lira. Ai deri më tash, me material alternativ ka realizuar vepra si salla koncertesh muze, shtëpi dhe ura, kryesisht pas katastrofave natyrore që kanë goditur vendet e ndryshme.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










