CH-Ballkani
Ndërron jetë shkencëtarja e re shqiptare nga Universiteti i Vjenës
Vlorë Mehmeti Tërshani punonte në Universitetin më të vjetër në hapësirën gjermanofolës, në Universitetin e Vjenës si punëtore shkencore në Departmentin për Ekogjenomikë dhe Systembiologji
Pas një sëmundje të rëndë, në Vienë të Austrisë, në moshën 35 vjeçare ka vdekur shkenctarja shqiptare Vlorë Mehmeti –Tershani. Këtë njoftim e ka dhënë pe¨rmes një postimi në facebook, drejtori i “KISCOMS”, Xheladin Ujkani.
Vlora Mehmeti – Tërshani, ka lindur me 20.03.1982 në fshatin Beçiq të Drenicës, Komuna e Vushtrrisë. Vlora rrjedhë nga një familje arsimdashëse dhe atdhedashëse. Babai i saj, Hazir Mehmeti ishte ndër profesorët e parë të Biologjisë në Drenicë dhe aktualisht kryetar i shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri. Në vitin 1988, pas rrethanave të reja të krijuara në Drenicë, pjesën e mbetur të gjimnazit që kishte filluar në Vushtrri, Vlora e vazhdoi në gjimnazin “Schoppenhauerstrasse, BRG 18” të Vjenës, ku në tërë historinë e gjimnazit është e para dhe e vetmja nga nxënësit emigrantë, e cila nuk e përsërit klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë. Me nota të larta dhe afat rekord, ajo kreu gjimnazin.
Sukseset e Vlorës në fushën e shkencës nuk kishin të ndalur. Ajo me lehtësi regjistroi Fakultetin e Farmacisë në Universitetin Shtetëror të Vjenës, Magjistraturën në Tokushima (Tokushima Bunri Unviersity, Japoni), tek Profesori i njohur Asakawa Yoshinori, në gjuhën angleze, duke u vlerësuar me notë të lartë dhe mbrojtur temën me vlerësim maksimal. Studimet e doktoratës i ka pë përfunduar në shtator të vitit 2016 në drejtimin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Vjenës dhe Austrisë në përgjithësi.
Vlora nga përfundimi i studimeve në Vienë, punonte në Universitetin më të vjetër në hapësirën gjermanofolës edhe njërin ndër universiteti më të mëdhenj në Evropën qendrore, Universitetin e Vjenës. Ajo ishte e angazhuar si punëtore shkencore në Departmentin për Ekogjenomikë dhe Systembiologji (Department of Ecogenomics and Systems Biology), në sektorin laboratorik të njohur për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën e biologjise molekulare në botë.
Me punët e saja hulumtuese, shkencëtarja shqiptare e ka prezantuar Universitetin e Vjenës në shumë kongrese botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë, biologjise molekulare dhe kudo që u shfaq, mori vlerësime të larta për rezultatet hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore. Vlora ka qenë edhe bashkëpunëtore profesionale dhe përfaqësuese e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” në Austri”, përfundon postimi i Xheladin Ujkanit.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













