Bota
Ndërron jetë gjyqtari i njohur, Frank Caprio
Në sallën e gjyqit, gjyqtari merrte rregullisht vendime të buta dhe humane në rastet që përfshinin njerëz në nevojë dhe veteranët e luftës
Frank Caprio, një gjyqtar i njohur dhe yll televiziv në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
Caprio, i cili luajti për shumë vite në serialin “Caught in Providence”, vdiq nga kanceri në pankreas, me të cilin u diagnostikua vitin e kaluar.
Menjëherë pas ditëlindjes së tij të 87-të, gjyqtari iu nënshtrua trajtimit në fillim të vitit 2024, transmeton albinfo.ch.
Më 19 gusht, në një video të postuar në rrjetet sociale nga shtrati i tij në spital, Caprio njoftoi rishtrimin e tij për shkak të përkeqësimit të shëndetit.
Caprio, i zgjedhur në vitin 1985, u bë i famshëm për serialin “Caught in Providence”.
Në sallën e gjyqit, gjyqtari merrte rregullisht vendime të buta dhe humane në rastet që përfshinin njerëz në nevojë dhe veteranët e luftës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














