Lajme
Ndërpriten linjat hekurudhore Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë – Hani i Elezit
E vetmja linjë hekurudhore që do të mbahet në operim, në transportin e udhëtarëve, mbetet ajo Prishtinë – Shkup – Prishtinë
Linjat hekurudhore në Kosovë janë pjesa e infrastrukturës më e pa zhvilluar që prej pas luftës. Deri tash institucionet e Kosovës nuk janë marrë fare me këtë sektor. Madje një kohë drejtuesit e Infakosit janë përballur edhe me fenomenin e vjedhjes së shinave të trenit të cilat në atë kohë shiteshin për hekur.
Pas shumë vështirësive Infrakos arriti ti fuste në funksionon disa nga linjat: atë për Shkup, për Han të Elezit dhe për Pejë. Kjo e fundit në masë të madhe është shfrytëzuar nga studentët pejanë që udhëtojnë për në Prishtinë. Por që nga sot Infrakos njofton se do të ndërpritet qarkullimi i të gjithë trenave në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit, transmeton albinfo.ch.
E vetmja linjë hekurudhore që do të mbahet në operim, në transportin e udhëtarëve, mbetet ajo Prishtinë – Shkup – Prishtinë. “Ndërprerja e këtyre linjave, po bëhet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës”, kanë thënë përfaqësuesit e hekurudhave të Kosovës.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










