Lajme

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Pronarët e 45.000 ndërmarrjeve duhet të mendojnë për trashëgimi

Udhëheqësit e më shumë se 45.000 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM)në Zvicër duhet të mendojnë se si do të dorëzojnë çelësat e udhëheqjes së tyre, thotë një studim i publikuar të mërkurën nga “Credita”. Rreziku i këtij dorëzimi përfshin sidomos kompanitë a ndërmarrjet individuale të një madhësie të caktuar.

Kjo analizë merr parasysh kompanitë individuale, kompanitë publike të kufizuara(SA) dhe kompanitë të ashtuquajtura GmbH/Sarl të regjistruara në regjistrin tregtar dhe aktive në qershor 2012. “Credita” – një shërbimi informativ financiar në Zurich, aktiv në mbulimin e borxheve – ka në shënjestër ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) që punësojnë deri në 249 veta.

Në mesin e këtyre 464.292 firmave, studimi në fjalë fokusohet në ato që kanë një udhëheqës me një moshë minimale prej 60 vjetësh dhe vështron se dorëzimi i këtyre ndërmarrjeve përfshin afro 45.057 firma, ose 9.7 për qind të totalit.

Vëzhgimi i parë: Proporcioni i kompanive të prekura është më i lartë në mesin e atyre të quajtura individuale (15.7%) sesa ato të quajtura SA/GmbH (9.2%) dhe Sàrl (3.1%).