Integrimi
Ndërhyn për t`i pajtuar, theret me thikë shqiptari 16 vjeçar
Në një zënkë që ka ndodhur në një kamp azili në Bensheim të Gjermanisë, mbrëmjen e të enjtes kanë pësuar lëndime pesë refugjatë të moshave të reja.
Sç bën të ditur policia, një shqiptar 16 vjeçar ka provuar të ndërhyjë në konfliktin në mes të një eritreani dhe një banori tjetër të kampit shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa. Për pasojë, eritreani e ka goditur shqiptarin me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime në krah, transmeton albinfo.ch.
Në tollovinë e krijuar pastaj pasi që eritreani i përmendur ka vazhduar të kërcënojë dhe të qëllojë me thikë, janë lënduar lehtë edhe katër refugjatë të tjerë. Vetëm ndërhyrja e shërbimit të sigurimit ka arritur ta qetësojë situatën.
Policia bën me dije se eritreani kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













