CH-Ballkani
Ndarja e Kosovës: Ballkani rrezikohet nga tragjeditë e përgjakshme
Serbët dhe shqiptarët mund të pajtohen shpejtë për ndarjen e Kosovës. Kjo mund t’u jepte krahë nacionalistëve tjerë - dhe mund të ktheheshte tepër e rrezikshme për gjithë Ballkanin, shkruan sot “Spiegel Online”.
SHBA dhe Europa kanë qenë fuqitë mbrojtëse të Ballkanit, megjithatë nëse ata lejojnë një ndarje të Kosovës, atëherë legjitimojnë edhe thirrjet tjera për korrekturë kufijsh. Thirrje mund të vijnë edhe nga shqiptarët e Tetovës. Me pretekstin e Shqipërisë së madhe mund të kërkojnë edhe moldavët bashkimin me Rumaninë, përcjell albinfo.ch, shkrimin e magazinës më të madhe të Europës.
Mbi të gjitha më me rrezik është Bosnja, e cila me marrëveshjen e Dejtonit është ndarë në një pjesë serbe Republika Srpska dhe një federatë kroato-boshnjake. Me ndarjen e Kosovës, kroatët dhe boshnjakët do kërkojnë bashkimin me mëmëdheun, ku mund të ndodhte edhe gjakderdhja. Kjo, pasi nuk ka territore homogjene në Bosnjë, përcjell albinfo.ch.
Në fund media gjermane e përmbyll: “nëse do ketë konteste të reja për korrigjimet e kufijve në rajon, atëherë do kishte jo stabilitet, pasiguri dhe stagnim ekonomik. Këto janë arsyet kryesore të emigracionit. Europa duhet të përgatiteshte me përballjen e re të fluksit të emigrantëve, kësaj here nga Ballkani. Atëherë duhet përsëri të angazhoheshte më shumë, diplomatikisht, në rastin më të keq edhe ushtarakisht.”
Europa nuk duhet ta llogarisë mbështetjen nga SHBA. Sëpaku jo nën këtë president.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










