Integrimi
Ndalojnë dëbimin e shqiptares duke bllokuar hyrjen e burgut
Rreth 50 veta me qëndrimin e tyre ulur para hyrjes së burgut për deportim në Büren kanë bllokuar kalimin me makinë për në ndërtesën e gjykatës
Dëbimi i një vajze 18 vjeçe në Shqipëri për momentin është pezulluar. Kjo ka ndodhur pas protestës së rreth 50 bashkëqytetarëve të saj gjermanë në Bielefeld. Njoftimin për anulimin (e përkohshëm) të dëbimit e ka bërë një zëdhënës i administratës së qytetit sot paradite.
Arsye për këtë pezullim, sipas tij, ka qenë raporti mjekësor nga klinika në të cilën është duke u trajtuar aktualisht nëna e shqiptares së re. Sipas këtij raporti, prania e vajzës është e domosdoshme pasi që ajp shërben edhe si përkthyese në mes të ekipit mjekësor dhe nënës saj të sëmurë. “Në bashkëbisedim me entin shëndetësor të qytetit e kemi pezulluar dëbimin”, ka deklaruar zëdhënësi për mediet gjermane, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq të martën më shumë se 50 veta nga “Arbeitskreis Asyl” i Bielefeldit kanë protestuar kundër dëbimit të shqiptares, shkruan westfallenblatt.de. Ata me qëndrimin e tyre ulur para hyrjes së burgut për deportim në Büren kanë bllokuar kalimin me makinë për në ndërtesën e gjykatës ku shqiptares do t`i kumtohej vendimi për lëshim të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Mbrëmjen e të mërkurës ata kane liruar hyrjen pasi kanë marrë garancinë nga autoritetet për të huaj se rasti do të rishqyrtohet. Por edhe sot rreth 50 veta kane protestuar kundër dëbimit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













