Kosova

Ndalohet vizita e disa studentëve serbë në Prekaz

Një grup i tifozëve të Drenicës ‘Shqiponjat e Zeza’, të shoqëruar edhe nga qytetarë të tjerë, kanë bllokuar sot hyrjen drejt Prekazit, pasi ishte paralajmëruar se do të shkonin për vizitë disa studentë serbë.

Në disa pamje të publikuara nga mediat shihen tifozët drenicas që me të parë një autobus në hyrje të fshatit, dalin në rrugë për ta ndaluar, me dyshimin se aty ishin studentët serbë. Por, një kompani e autobusëve reagoi, duke thënë se autobusi i ndaluar nga tifozët dhe qytetarët nuk ishte me qytetarë serbë.