Kosova
Ndalohet transmetimi i kanaleve me spotin kërcënues në serbisht
Komisioni i Pavarur për Media u ka kërkuar operatorëve të shpërndarjes që të ndalojë transmetimin e kanaleve të Arena-s.
Vendimi i KPM sipas kryetarit të Komisionit, Jeton Mehmeti është marrë pasi Kanalet e Arena-s kanë transmetuar përmbajtje që janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.
“Është fjala për transmetim të videomesazheve që vinë nga Serbia që kanë përmbajtje me tekst që glorifikojnë sulmin në veri dhe përmbajnë mesazhe kërcënuese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mehmeti, shkruan Koha.net.
Kjo është në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.
“Veprimi i menjëhershëm është që pas gjetjeve që ato janë transmetuar, që menjëherë të ndalojmë transmetimet e Arena-s për shkak se një mesazh i tillë është në kundërshtim me rregulloren dhe cenon sigurinë në vend”, ka thënë Mehmeti, përcjell albinfo.ch.
Arena sport ritransmetohet nga operatorët kabllorë Artmotion, IPKO, Kujtesa, Telkos dhe MTS.
Në këto kanale disa herë është transmetuar një videospot kërcënues ku në gjuhën serbe shkruan “Pamticemo”, që në shqip do të thotë “do të mbajmë në mend”, duke glorifikuar tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, të cilët ishin pjesë e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës, me ç’rast u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, shkruan Koha.net.
Sipas KPM-së është ndalur transmetimi i kanaleve të Arena-s në këta operatorë kabllorë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











