Lajme
Ndalohet qarkullimi i automjeteve me targa të vjetra
Në Kosovë nuk do të lëvizin më automjeteve me targa të vjetra serbe dhe të ish-Jugosllavisë
Këtë vendim e ka marrë Ministria e Brendshme e Kosovës, në kuadër të marrëveshjes teknike për lëvizjen e lirë të arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Autoritetet e Kosovës kanë përjashtuar çdo mundësi për shterjen e afatit për përdorimin e targave dhe janë të vendosura që të konfiskojnë makinat të cilat kapen me targat e vjetra me shenjat KM, PR, GL, dhe qyteteve tjera, të lëshuara më parë nga autoritetet serbe.
Nga ana tjetër EULEX nuk është deklaruar se çfarë do të ndërmarrë lidhur me respektimin e këtij vendimi, sidomos për makinat e serbëve që hyjnë në vendkalimet në pjesën veriore të Kosovës.
Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë këto targa me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.
Afati fillestar për regjistrimin e automjeteve ka qenë 31 dhjetori, por, për shkak të nevojave në terren, është zgjatur disa herë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











