Kosova

Ndalohen nga policia tetë serbë në Brezovicë

Tetë persona të nacionalitetit serb janë shoqëruar mbrëmjen e kaluar në polici.

Policia ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme në Brezovicë janë ndaluar tetë persona, si të dyshuar që mund të i përkisnin ndonjë strukture ilegale.

“Mund të konfirmojmë se me 24.02.2019 në  zonën e Brezovicës, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët sipas procedurave policore janë shoqëruar për intervistim. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit, në konsultim me prokurorin kompetent, të dyshuarit, të cilët dyshoheshin se mund t’i përkasin ndonjë strukture ilegale, janë liruar”, ka thënë policia.