E-Diaspora
Ndalimi në parking për të ngrënë një mollë i kushtoi 40 franga gjobë
Për shkak se një vozitës veture u ndal në një parking për të ngrënë një mollë në Aarau, ai u gjobit nga kujdestarja e parkingut. Me këtë rast ishte aktivizuar edhe policia zvicerane.

C. K. (40) është banor i Kantonit Aargau dhe në terren është duke punuar për 17 vite. Ai bën të gjitha veprimet që i bëjnë edhe vozitësit e tjerë: Ata ndalen në një parking, kur duhet të bëjnë diçka që nuk është lejohet gjatë ngasjes, informon Albinfo.ch. Për shembull, bënnë thirrje telefonike, kontrollojnë e-mailat, hajnë diçka.
Për herë të fundit, edhe C.K. të martën pasdite në orën 13.24 në parkingun Mühlematt North (midis shëtitores përgjatë lumit Aare dhe rrugës kantonale), e bëri të njëjtën gjë. Ai kishte blerë një mollë në shitoren Denner. Pas kafshimit të parë, pa një oficere policie duke qëndruar pranë matësit qendror të parkingut. Ajo erdhi tek ai dhe pyeti: “A keni ardhur tani së shpejti?” C.K shpjegoi se ai vetëm ishte ndalur, e nuk ishte parkuar. “Nuk kisha dalur nga vetura. Bile, kishte edhe më tej vende të lira”, ka deklaruar më vonë C.K. për “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
C.K. ka menduar se ndalja me veturë në një vendparking, me vozitësin brenda është falas. Përvojat përkatëse me policinë e qytetit në Cyrih dhe Brugg, ia kishin konfirmuar këtë mendim. Por, kujdestarja e parkingut e gjykoi ndryshe. Dhe kur C.K. këmbënguli që t`i tregojë paragrafin përkatës, ajo thirri një patrullë policore me dy oficerë. Pas disa kërkimeve, ata e gjetën paragrafin e duhur në rregulloren e trafikut (VRV). C. K. u bind, kërkoi falje dhe shpresonte për vullnet të mirë, transmeton më tej Albinfo.ch. Por kujdestarja e parkingut të automjeteve qëndroi në bindjen e saj dhe i shqiptoi një gjobë për parkim të palejuar, në një shumë prej 40 frangash.
C. K. ende nuk mund ta kuptojë këtë veprim – ashtu siç bëjnë edhe vozitësit e tjerë. “Kjo nuk është e kuptushme”, ka pohuar ai. “Në Aarau, nuk qenka e mundur të ndalosh shpejt dhe të hash një mollë”. Në qytete të tjera, ai e përjeton krejtësisht ndryshe: “Në përgjithësi, kujdestarët e parkingjeve ecin përreth, duke folur me mua kur jam i ulur në veturë dhe vazhdojnë”, ka përfunduar i zemëruar C.K.
E-Diaspora
-
Hopp Schwiiz me Riola Xhemailin në EURO 2025 Riola Xhemaili, 22-vjeçarja shqiptaro-zvicerane, do të jetë pjesë e listës së përfaqësueses së Zvicrës për EURO...
-
Ticino: Kapet shqiptari me 9 kilogramë kokainë në makinë
-
Shqiptari i zhdukur në Itali gjendet përmes helikopterit, në gjendje të rëndë
-
Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë
-
Ylli Bajrami diplomohet në “Baruch College” në Nju-Jork
Jeta në Austri
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë Vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit mes Partisë Socialdemokrate (SPÖ) dhe NEOS në Vjenë u mor të...
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën
-
Dita Botërore kundër duhanit: 1.5 milionë austriakë pinë duhan çdo ditë