Ekspozita
Ndahet nga jeta piktori i shquar, Omer Kaleshi
Kryeministri, Albin Kurti e ka kujtuar Kaleshin duke thënë se një kokë piktoreske e bardhë, me flokë dhe mustaqe të thinjura, do të mbetet imazh simbol i portretit të piktorit të kokave, piktorit të madh shqiptar
Ka vdekur sot në moshën 90 vjeçare piktori i shquar shqiptar, Omer Kaleshi.
Artisti i madh është lindur në vitin 1932 në fshatin Kastriot të Kërçovës. Pasi ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, ai, në vitin 1956 ka migruar në Turqi me gjithë familjen, shkruan INA. Në vitin 1959 Kaleshi ka regjistruar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, në degën e pikturës.
Ekspozitën e parë personale në galerinë “Robert College” në Stamboll, Kaleshi e kishte hapur në vitin 1963, ndërsa në vitin 1965 ka mbaruar studimet dhe ka hapur disa ekspozita, në qytetet si: Ankara, Beograd, Shkup. Duke filluar nga viti 1965 Omer Kaleshi është vendosur në Paris, Francë, ku ka jetuar deri në fund.
Kaleshi në vitet 1966-1967 ka ekspozuar punimet e tij, ndër tjera edhe në: Hagë – “Salloni i piktorëve të pavarur”, “Salloni internacional i pikturës”, në Paris – “Salloni i realiteteve të reja”, “Qendra kulturore 17”, në Lecce të Italisë – “Salloni i majit”, etj.
Kryeministri, Albin Kurti e ka kujtuar Kaleshin duke thënë se një kokë piktoreske e bardhë, me flokë dhe mustaqe të thinjura, do të mbetet imazh simbol i portretit të piktorit të kokave, piktorit të madh shqiptar.
”Koka dervishësh, koka çobanësh, koka me plisa, koka me shamia, koka nga Anadolli dhe koka nga Ballkani, të gjitha të pikturuara pa model. Shumë koka, koka pa trup, vetëm koka, por edhe pse pa trup, kokat e Kaleshit nuk kanë gjak meqë ato nuk janë koka të prera, sepse janë koka të gjalla, siç shpjegonte vetë ai”, ka shkruar Kurti në përkujtimin e tij për artistin e madh.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













