Teatër

Ndahet nga jeta Enver Petrovci

Ka ndërruar jetë figura e njohur e skenës dhe ekranit, Enver Petrovci.

Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, transmeton albinfo.ch.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Petrovcit e kanë bërë të ditur kolegë dhe miq të tij, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Enver Petrovci ka qenë njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.