Lajme
Ndahet nga jeta artisti, Naski Abdixhiku
Artisti me qëndrim në Friburg të Zvicrës ka ndërruar jetë më 8 mars, nga një sulm në zemër
Sot, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare artisti Naski Abdixhiku nga Tërnoci i Bujanovcit, me qëndrim prej më shumë se 30 vitesh në Zvicër, në Kantonin e Friburgut. Siç merret vesh nga familjarët e tij, artisti me qëndrim në Friburg të Zvicrës ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër.
Naski kishte të kryer Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Në kohën kur ishte gjimnazist, në vendlindje ai qe angazhuar aktivisht në aktrim dhe me talentin e tij ishte dalluar në shumë shfaqje teatrale në vendlindje dhe në Kosovë.
Qysh nga bankat e gjimnazit u mor me poezi: ka shkruar dhe botuar në gazeta, revista të kohës dhe në portale të ndryshme e në rrjetin social..
Më vonë ai ka shfaqur talentin e ti edhe në artin figurativ – në pikturë. Ka organizuar shumë ekspozita në disa qytete të Zvicrës por edhe jashtë saj, duke u mirëpritur nga artdashësit. Po ashtu ai ka shpërfaqur talentin e tij edhe në artin kinematografik, duke luajtur në role të ndryshme në disa filma të realizuar në diasporë dhe në Kosovë.
Në vitin 2018 luajti në filmin ,,Inovacioni i fundit” të Burim Halitit në Kosovë. Po në vjeshtën e atij viti ai ka luajtur një rol në serialin zvicerano – belg “Bulle” të Anne Delluze, ku pati rastin të luajë krahas divës së Hollwoodit, Claudia Cardinale. Pastaj më 2019 ai ka laujtur edhe në një serial tjetër zvicerano – francez në Gjenevë ,,Quartier des Banques 2” të Fulvio Bernasconit.
Në vitin 2020 e ftuan të jetë pjesë e stafit në festivalin ,,Art Without Limit, International Film Festival” në Kosovë, në edicionin e parë si seleksionues i filmave për festivalin dhe njëherësh që ta bëj logon e këtij festivali.
Po ashtu, më 2021, në edicionin e dytë ai ishte pjesë e festivalit si seleksionues i filmave.
Naski Abdigjiku ka lënë prapa bashkëshorten dhe katër vajza.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












