Lajme
Nazane Breca, emërohet ambasadore e re në Zvicër
Presidentja në ikje, Atifete Jahjaga dekretoi ambasadorët e rinj: Skender Durmishi në Malin e Zi, Lulzim Iseni në Kanada, Nazane Breca në Zvicër etj
Një ditë para se ta përfundoj zyrtarisht mandatin 5-vjeçar si presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar nëntë ambasadorë të rinj dhe një konsulle të përgjithshme. Këtë proces, presidentja e zhbllokoi pas një vjet ndalje, duke dekretuar edhe ambasadoren e re në Zvicër.
Jahjaga i kishte bllokuar këta emra për shkak se konsideronte se të propozuarit ishin politikë, që binte ndesh me ligjin. Sipas ligjit, Ligji për shërbimin diplomatik parasheh respektimin e kuotës 50 me 50; që i bie 50 për qind të jenë diplomatë karriere e 50 për qind emra politikë.
Ambasadorët e dekretuar janë këta: Skënder Durmishi, ambasador në Malin e Zi; Lulzim Iseni, ambasador në Kanada; Albert Prenkaj, ambasador në Panama; Nazane Breca, ambasadore në Zvicër; Qendrim Gashi, ambasador në Francë; Ramiz Lladrovci, ambasador në Shqipëri; Leon Malazogu, ambasador në Japoni; Bernard Nikaj, ambasador në Belgjikë; Luljeta Vuniqi, ambasadore në Hungari dhe Teuta Sahatqija, konsulle e përgjithshme në Nju Jork.
Ndryshe, Nazane Breca është e lindur më 28.03.1958 në Prishtinë dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së gjatë viteve 2011-2014. Ajo është specialiste e mjekësisë familjare. Në këtë post e zëvendëson ish-ambasadorin Naim Malaj, i cili vitin e kaluar dha dorëheqje nga ky post.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











