Lajme
NATO-ja nuk dëshiron garë armësh me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake do të bëjë krejt çka është e mundur për ta parandaluar një garë të re armësh me Rusinë.
Stoltenbergu, me këtë po i referohej vendosjes së raketahedhësit rus “Novator”, që tha se është pjesë e planeve të Rusisë për investime më të mëdha në kapacitetet moderne ushtarake të vendit, transmeton KTV.
Shefi i aleancës ka deklaruar se Rusia ka shkelur marrëveshjen e vitit 1987, e cila ndalon raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në territorin e Evropës. E, këtë kapacitet e ka raketahedhësi bërthamor “Novator 9M729”.
Duke folur nga Brukseli, Stoltenberg tha se veprimi i Moskës është bërë në kuadër të vendimit për t’u tërhequr nga marrëveshja më e rëndësishme e ndalimit të armëve bërthamore INF.
Në anën tjetër, ai i lavdëroi përpjekjet e vendeve aleate për të investuar më shumë në mbrojtje. Sipas tij, deri në vitin 2024, këto vende do të shpenzojnë 400 miliardë dollarë në pajisjet mbrojtëse, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz