Lajme
NATO garanton tërësinë e Kosovës
Shefi i NATO-s, Rasmussen tha se KFOR-i do të qëndrojë edhe më tej në Kosovë si garantues i paqes dhe i stabiliteti
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e siguroi presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndërsa paqeruajtësit e KFOR-it do të qëndrojnë edhe më tej në Kosovë për të garantuar paqe dhe siguri. Ai tha se zgjidhja e tri komunave veriore është në integrimin e plotë të këtij rajoni.Këto komente shefi i NATO-s, Rasmusen i bëri pas një takimi që zhvilloi në Bruksel me presidenten Jahjaga. “Është me rëndësi që zyra administrative në veri të jetë funksionale dhe të kryejë punën e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Rasmusen, duke vlerësuar lartë rolin e presidentes, si garantuese e vlerave dhe principeve bazë të demokracisë.Ai gjithashtu i dha mbështetje presidentes për rolin e saj në heqjen e neneve 37, 38 dhe 39 nga kodi penal i Kosovës, duke mundësuar kështu lirinë e shprehjes dhe punën profesionale të medieve.Rasmussen , siç thuhet në një njoftim lëshuar nga Presidenca, e ka përgëzuar Jahjagën, për përfundimin me sukses të fazës së pavarësisë së mbikëqyrur duke vlerësuar këtë si një hap përpara për Kosovën, si dhe përgëzoi punën e FSK-së, në përmbushjen e kapaciteteve të plota operacionale në realizimin e mandatit të saj.Rasmussen tha se KFOR-i do të qëndroj edhe më tej në Kosovë si garantues i paqes dhe i stabilitetit. Duke theksuar se zgjidhja e çështjeve në tri komunat e veriut është politike dhe në këtë bazë e përgëzoi presidenten Jahjaga për angazhimin e saj në komunikimin me të gjitha komunitetet në vizitat komunave me popullatë serbe dhe përkushtimit të saj për integrimin e plotë të komuniteteve në shoqërinë kosovare.Presidentja Jahjaga, ndërkaq e falënderoi Sekretarin e NATO-s, Rasmussen për angazhimin e tij personal dhe “për punën e të gjithë atyre burrave dhe grave të KFOR-it, që po e bëjnë në Kosovë për të cilën gjë e gëzojnë respektin dhe nderimin e të gjithë qytetarëve duke qenë KFOR-i institucioni më i besueshëm”.Presidentja Jahjaga, siç thuhet më tej në njoftim, e ka falënderuar NATO-n për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep FSK-së, në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale duke e bërë një institucion shumë të rëndësishme në shërbim të popullit.Duke folur për situatën e përgjithshme Presidentja Jahjaga, theksoi se Kosova, shtet sovran dhe i pavarur është bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe zhvillon marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe “këso marrëdhëniesh dëshiron që të ketë edhe me fqinjin verior Republikën e Serbisë, sepse e ardhmja e gjithë rajonit është në integrimet Evropiane dhe këtu arrijmë duke e ndihmuar njëri tjetrin”.Ndryshe, presidentja Jahjaga po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel. Ajo një ditë më parë u takua me përfaqësuesit e BE-së nga të cilët kërkoi që t’i bëjnë presion Serbisë për implementimin e marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











