Shkurt.ch
Nataliteti: Zviceranet ua kalojnë të huajave
Në të kundërtën, edhe pse përqindja e të huajve është rritur, numri i foshnjave nga të huajt mbetet “stabil” për më shumë se 20 vje
Edhe zyrtarisht vitin e kaluar ka pasur më shumë lindje sesa në 38 vjetët e fundit. 1467 foshnja kanë ardhur në jetë në vitin 2012 në Bernë.
Në bazë të shifrave që i ka bërë publike “Blick”, kjo rritje këtë herë u referohet grave zvicerane. Dhe kështu përgënjeshtrohen pohimet se rritja e lindjeve mund të jetë e lidhur vetëm me emigracionin.
Në të kundërtën, edhe pse përqindja e të huajve është rritur, numri i foshnjave nga të huajt mbetet “stabil” për më shumë se 20 vjet. Për zviceranët numri i lindjeve u rrit më shumë se 50 për qind që nga viti 2000.
“Qasja e grave zvicerane ka ndryshuar shumë ndaj lindjeve”, thotë profesor Daniel Surbek, shef i Obstetrikës në Spitalin Universitar. “Gratë sot duan sërish familje të mëdha. Dy, tre, katër fëmijë nuk janë më një gjë e rrallë”.
Për të huajt pikërisht ka filluar trend i kundërt. Integrimi do të thotë se ata lindin fëmijë më pak se më parë. “Në të kaluarën, shumë gra pas lindjes janë sterilizuar. Kjo më nuk ndodh.”Gratë duan të mbajnë opsionin e hapur për fëmijët e tjerë”, thotë Surbek.
Gratë në Bernë lindin fëmijë në moshë më të shtyrë se më parë. Por, për shkak se numri i lindjeve është në rritje, të rejat mbi 20 vjeç lindin më shumë se dhjetë vjet më parë. Gratë në të tridhjetat dhe të dyzetat lindin më shumë.
Veçanërisht rritja e lindjeve është theksuar në Bernë që nga viti 2005. Dhe që nga viti 2008 Berna ka shënuar numrin më të madh të lindjeve që nga vitet ’60-a. Nëse kjo do të mbetet kështu varet nga zhvillimi ekonomik. “Ndjenja e sigurisë ekonomike mbetet një faktor kyç për të pasur fëmijë”, thotë Daniel Surbek.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










