Shkurt.ch
“Myslimani kokëfortë” mund të dëbohet nga Zvicra
Emir Tahirovic sot do të përballet në gjykatë me akuzat se nuk i lejon vajzat e veta të marrin pjesë në orët e notit, pastaj djalit ia ka ndaluar të marrë pjesë në grupin e këndimit në shkollë etj
Emri i boshnjakut Emir Tahirovic nga St. Margrethen (kantoni St. Gallen) është i njohur në gjithë Zvicrën. Ai, i quajtur edhe si myslimani kokëfortë, para disa vitesh kishte bërë bujë pasi që kishte ngulur këmbë që vajzat e tij të shkonin në shkollë me shaminë mysloimane., thuhet në një insert të televizionit srf.
Rasti i tij qe bërë temë e dorës së parë për mediat sidomos pasi që Gjykata Federale i pati dhënë të drejtë atij dhe kishte detyruar shkollën që vajzat e tij të lejoheshin të vijonin shkollimin me mbukesën myslimane.
Tash sërish mbiemri Tahirovic ka zënë vend në faqet dhe ekranet e mediave zvicerane, transmeton albinfo.ch. Të mërkurën (sot) ai do të përballet në gjykatë me akuzat se nuk i lejon vajzat e veta të marrin pjesë në orët e notit, pastaj djalit ia ka ndaluar të marrë pjesë në grupin e këndimit në shkollë dhe së fundi njërën nga vajzat nuk e ka lejuar të shkojë në kampim së bashku me shoqet dhe shokët e shkollës.
Po ashtu Tahirovic ka rënë në sy me postimet e tij me përmbajtje fundamentaliste në internet.
Për të gjitha këto, boshnjaku i cili bashkë me familjen jeton nga ndihmat sociale, mund të dënohet me katër muaj burg ose me gjobë.
Por, Tahirovic mund edhe të dëbohet nga Zvicra, përcjell albinfo.ch. Në aktakuzë shkruan se pas dënimit të plotfuqishëm me të do të merret Zyra për Migracion, e cila do të rishqyrtojë lejen e tij të qëndrimit në Zvicër.
SVP-ja e komunës ku jeton Tahirovic ashtu si dhe kryetari i komunës do ta përshëndesnin dëbimin e tij
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











