Lajme
Myslimanët në Ballkan festojnë Bajramin e Vogël
Shqiptarët në vendet e Ballkanit po e festojnë sot Kurban Bajramin. Mesazhit për paqe e solidaritet sivjet iu shtua edhe thirrja për ndihmë refugjatëve sirianë
Besimtarët myslimanë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Luginë të Preshevës, po festojnë sot Kurban Bajramin ose siç njihet ndër shqiptarë Bajramin e Vogël. Gjatë gjithë ditës, qytetarët kanë vizituar të afërmit e tyre, ndërsa klerikët fetarë përveç mesazhit për paqe, dashuri, solidaritet dhe harmoni, bënë thirrje edhe për ndihmë ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme.
Manifestimi qendror në Kosovë, është mbajtur në Prishtinë në Xhaminë e Madhe. Në ligjëratën e përvjetshme për haxhin dhe fenë islame e ka mbajtur kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, ndërsa mesazhin për Bajram e ka dhënë Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, i cili këroi mbi të gjitha harmoni mes njerëzve.
“Lutemi që më parë vendet në konflikte të gjejnë paqen. Lutemi që sa më parë popujt e Sirisë e Irakut të gjejnë paqen e qetësinë, ndërsa të dëbuarit, refugjatët nga këto vende të gjejnë solidaritet, humanitetin dhe bamirësinë e popujve të lirë. Nuk guxojmë të jemi indiferent ndaj asaj që po troket në dyert tona – nga vuajtjet e refugjatëve. Ftoj të gjithë që të jemi solidar e bamirës me ta”, tha Tërrnava.
Edhe në Shqipëri, sikurse herëve të tjera, falja e namazit të Bajramit u mbajt në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Edhe myftiu i Tiranës Ylli Gurra, kërkoi nga shqiptarët që të jenë më solidarë me refugjatët nga Siria dhe vendet tjera.
“Kurbani nuk është vdekja e disa mijëra apo miliona kafshëve. Jo. Ajo është vendosja nën këmbët tona të asaj që është arroganca, të asaj që është padrejtësia; mendjemadhësia, arroganca që hesht për mijëra kufoma që dergjen në brigjet e Mesdheut. Fjala ‘Allahu Ekber’, citimi ‘Allahu Ekber’, Zoti është më i Madh është shprehja e Lirisë së Besimit dhe jo slogani i vdekjes…” tha Ylli Gurra, myftiu i Tiranës.
Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës e festuan Kurban Bajramin, me mesazhet për dashuri e unitet. Besimtarët e Luginës, pas faljes së namazit të Kurban Bajramit i ka uruar imami i xhamisë së vetme të shqiptarëve në qytetin e Bujanocit, Ulvi Fejzullahu. Ai me këtë rast përveç urimit ka ftuar në paqe dhe pajtim mes besimtarëve kudo që gjinden ata.
Ndërsa në Maqedoni namazi u fal në xhaminë “Bedër” të Butelit. Kryetari i Komuniteteit Islam në Maqedoni, Sulejman Rexhepi kërkoi që myslimanët të jenë më të ndjeshëm, më të gëzuar, më të butë.
“Respektin ta dëshmojnë praktikisht ndaj myslimanëve dhe njerëzve në përgjithësi. Preferohet që ta vizitojmë njëri-tjetrin, t’ia shtrijmë dorën, t’ia hapim zemrën, ta demonstrojmë dashurinë tonë të pastër islame… Allahu të na japë shëndet, forcë dhe energji, si dhe të ecim vetëm përpara. Të jetojmë si mysliman dhe si të tillë të përfundojmë”, deklaroi Rexhepi.
Ndryshe, gjatë gjithë ditës së sotme, qytetarët kanë vizituar të afërmit e tyre dhe shumë prej tyre kanë therur kurban.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











