Lajme
Mynih: Thirrje për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, kërkoi në Mynih vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. “Pa mbështetjen tonë, Ukraina do të kapitullojë, do të mposhtet nga Rusia dhe ne nuk do të kemi paqe në botë”, tha Duda në një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Në rast se Rusia do të fitojë në Ukrainë, agresioni i Rusisë “nuk do të përfundojë aty, por do të vazhdojë më tej”, profetizoi Duda. “Rusia duhet të dëbohet nga zonat e pushtuara. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ne i japim mbështetje të vazhdueshme Ukrainës”, tha presidenti polak.
Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte deklaruar më parë se duhet të përgatitemi për një “konflikt të zgjatur” në Ukrainë. Ai u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së të investojnë ndjeshëm në shpenzimet e mbrojtjes.
“Ne absolutisht duhet të shtojmë mbështetjen dhe përpjekjet tona për rezistencën e popullit ukrainas dhe ushtrisë së tij dhe t’i ndihmojmë ata […] për të nisur një kundërofensivë, e cila mund të lejojë një negociatë të besueshme, të përcaktuar nga Ukraina, autoritetet dhe populli i saj dhe njerëzit e saj”, tha Macron.
Presidenti francez tha gjithashtu se tani nuk ishte koha për të tentuar një dialog me Rusinë, pasi kjo përshkallëzon armiqësitë në Ukrainën lindore.
“Tani nuk është koha për dialog, sepse ne kemi një Rusi që ka zgjedhur luftën, e cila ka zgjedhur të përshkallëzojë luftën dhe që ka zgjedhur të shkojë deri në kryerjen e krimeve të luftës dhe të sulmojë infrastrukturën civile”, tha Macron.
Ukraina, në qendër të agjendës së konferencës së Mynihut
Konferenca e Sigurisë në Mynih, e cila filloi të premten (17.02) në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës ka në qendër Unkrainën.
Gjatë ditëve të ardhshme, përfaqësues nga 96 vende do të diskutojnë çështjet kryesore të mbrojtjes.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, mbajti fjalimin e hapjes përmes lidhjes me video dhe u kërkoi aleatëve të rrisin mbështetjen për vendin e tij, duke paralajmëruar se në vendin e tij ishin jetë njerëzish në rrezik.
“Duhet të nxitojmë. Na duhet shpejtësia – shpejtësia e marrëveshjeve tona, shpejtësia e dërgesave tona… shpejtësia e vendimeve për të kufizuar potencialin rus. Nuk ka alternativë ndaj shpejtësisë, sepse nga ajo varet jeta”, u tha Zelenski pjesëmarrësve të konferencës, duke theksuar se nuk kishte “asnjë alternativë ndaj një fitoreje të Ukrainës”.
Zelenski e krahasoi betejën kundër pushtimit rus me luftën bibilike midis Davidit dhe Goliatit dhe tha se ndërsa Ukraina kishte guximin e Davidit, ajo kishte ende nevojë për llastikun për të mposhtur “Goliatin rus”.
Scholz-i u bën thirrje aleatëve të dërgojnë tanke në Ukrainë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në konferencë se “revizionizmi” i Putinit nuk do të triumfojë. Ai u bëri thirrje aleatëve që ishin në gjendje ta bënin këtë, të dërgonin tanke lufte në Ukrainë.
Kancelari gjerman tha se Gjermania do të ofrojë mbështetje me trajnime, furnizime dhe logjistikë. Në një mendim të ndarë me folësit e tjerë, Scholz tha se lufta në Ukrainë nuk ishte para përfundimit. “Unë mendoj se është e mençur të përgatitemi për një luftë të gjatë”, tha Scholz në konferencë./dw
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









