Lajme
Mynih, hapet edhe një klasë e gjuhës shqipe me nxënës shqiptarë
Bëhet e ditur se në Unterschleibheim të Mynihut në Bavari është hapur edhe një klasë e gjuhës shqipe, transmeton albinfo.ch.
Në landin e Bavarisë rrugëtimi i hapjeve të shkollave shqipe po bëhen një dukuri pozitive, e cila me një angazhim të madh të kryesisë së LAPSh-it, bashkëkombësve dhe prindërve, ata që e ndien se ruajtja e gjuhës amtare jo vetëm që është obligim kombëtare, por dhe është ndërgjegjeje. Ndërgjegjeje kur ruan vlerat më të çmuar të atdheut, gjuhën dhe kulturën shqiptare, shqiptarët kudo që janë.
Me këtë mendësi të ruajtjes së gjuhës, në Mynih të Bavarisë u hap klasa e re në qytetin e Unterschleißheim, në shkollën Michael-Ende-Schule, ku mësimi zhvillohet ditën e enjte, nga ora 15:00 deri në ora 16:30, me mësuesen Lirie Begisholli.
Klasa u hap me buzëqeshjen e nxënësve, që në fytyrat e tyre u shkëlqenin germat e shqipes së bukur, në praninë e prindërve, aktivisteve, të kryetarit Milazim Ukaj, kryetarit të Këshillit të Prindërve, Arif Arifaj dhe të mësueses Lirie Begisholli, ku e pranishme ishte edhe mësuesja Nife Arifi, e cila me kontributin e saj po i jep kuptim shkollës shqipe.
Ajo që i gëzoi shumë prindërit, nxënësit ishte shpërndarja e librave, që përpos dashurisë për shkollën shqipe, sikur fluturonin germat e shqipes nga atdheu dhe na thërrisnin; Gjuhën e shenjtë të perëndisë që e kemi dhuratë të mos e harrojmë, sepse e kemi porosi nga të parët, rilindësit!
Kjo thirrje ishte e njëzëshme, që prindërit t’i sjellin fëmijët në “Shkollën Shqipe” dhe falënderuan dy konsullatat shqiptare për përkrahjen e tyre, të cilat dhe bënë furnizimin me tekste shkollore. Po ashtu u falënderuan aktivistët: Ilir Bujupin, Besnik Kelmendin dhe të gjithë prindërit që kontribuuan në hapjen e kësaj klase.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












